Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së PD. Basha u shpreh që kjo ditëlindje është e thyer, ndaj sot nuk është një ditë e mirë as për PD as për demokracinë

“Sot duhet të ishte një ditë feste për PD, por kjo ditëlindje është e thyer, ndaj sot nuk është një ditë e mirë as për PD as për demokracinë, 31 vjet pas themelimit të PD, u bëmë dëshmitar të manifestimit të Beridhës kundër SHBA, përpjekja e fundit e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për të marrë peng PD dhe për ta kthye në bunker të interesave te veta, asnjë deklarim nuk ka asnjë lidhje me PD dhe institucionet e zgjedha të PD, në përgjigje të falsifikimit të simboleve të PD, Kryesia e PD ka vendosur thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit , nesër orë 15:00 me këtë rend dite

1.Diskutimi dhe miratimi i një rezolute të krijuar nga veprimtaria statutore

2. Miratimin për shkarkimin e Këshillit Kombëtar dhe anëtarëve për shkelje të statutit

3.Shkarkimin nga detyra të disa degëve”, tha Basha.