Përmes një statusi në fb, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka dhënë lajmin për përfundimin e ndërhyrjes në Kir, në Njësinë Administrative Pult, ku rruga ka qenë e bllokuar në rreth 25 pika si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

“Pas disa ditësh pune intensive në terren, ka përfunduar ndërhyrja në Kir, në Njësinë Administrative Pult, ku rruga ka qenë e bllokuar në rreth 25 pika si pasojë e kushteve të vështira.
Aktualisht, situata është normalizuar dhe qarkullimi është i lirë dhe pa probleme për Njësitë Administrative Shalë, Shosh dhe Pult, me lëvizje të sigurt nga Qafa e Thores.
Lëvizja vijon pa pengesa, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në monitorim për garantimin e sigurisë në vijim.”

Artikulli paraprakSHKODËR,ULET SIPËRFAQJA E TOKAVE ME PRANI UJI
Artikulli tjetërOBOTI PREJ NJË JAVE I IZOLUAR