Ka përfunduar numërimi i votave në katër Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve të qarkut Lezhë. Sipas rezultateve përfundimtare, Partia Demokratike ka dalë forcë e parë, duke siguruar 29,484 vota ose 45.13%, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 27,585 vota ose 42.23% me një diference prej 1899 votash në favor të opozitës. Në bazë të këtyre rezultateve paraprake, Partia Demokratike arrin të sigurojë 4 mandate deputetësh, ndërsa Partia Socialiste merr 3 mandate në këtë qark.

Megjithatë, mbetet ende për t’u përfunduar numërimi i votës së diasporës, e cila mund të ndikojë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.Sa i përket partive më të vogla, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 3,614 vota ose 5.53%, ndërsa koalicioni “Euroatlantik” ka marrë 1,594 vota ose 2.44%, por asnjë asnjë prej këtyre subjekteve nuk ka arritur të sigurojë mandate në këtë fazë të numërimit. Zhvillimet e mëtejshme do të varen nga numërimi i votave të ardhura nga emigracioni, të cilat mbeten një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e bilancit përfundimtar të mandateve në këtë qark i cili prodhon 7 të tillë.

Ndërkohë pasditen e kësaj të martë, pritet të nisë numerimi i votave preferenciale të kandidateve në liste të hapur, të cilat do të përcaktojnë 3 deputetet që do të sigurojnë mandatin.

Artikulli paraprakQARKU SHKODËR/ MBETEN EDHE VETËM 2 KUTI NGA PËRFUNDIMI I PROCESIT TË NUMËRIMIT, PD VIJON KRYESIMIN, SIGURON MBI 40 PËRQIND TË VOTAVE
Artikulli tjetërPËRFUNDON NUMËRIMI NË QARKUN SHKODËR, PD KRYESON ME 40% TË VOTAVE