Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fiton bindshëm zgjedhjet e14 shkurtit, ku me përfundimin e numërimit të votave në të gjitha vendvotimet e Kosovës, subjekti fitues, ka marrë 47,86% të votave, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që merr këtë rezultat të lartë.

Pas kësaj partie, vendin e dytë e zë PDK, me 17,41%. Pas PDK’së radhitet LDK-ja me 13,08%. Ndërkaq, AAK ka marrë 7,43%, kurse Nisma Socialdemokrate 2,60%.

Pas humbjes së thellë që ka pësuar, Isa Mustafa dje ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë. Teksa ka folur për mediet Mustafa ka deklaruar se nuk e priste rezultatin e dobët në zgjedhje, ndërsa shtoi se LDK së shpejti do të ketë kryetarin e saj të ri, dhe do të mobilizohet për t’u rikthyer fuqishëm.

Pas dorëheqjes së Mustafës, tashmë edhe kryesia e LDK në bllok ka paraqitur dorëheqjen. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i LDK Lutfi Haziri.

Enver Hoxhaj lideri i PDK-së ka pranuar humbjen, duke uruar Albin Kurtin, e duke theksuar se nuk do të jetë në qeverinë e re. Në ndryshim nga Hoxhaj, AAK e Ramush Haradinajt është shprehur e gatshme për të qenë në koalicionin qeverisës.

Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë.

Artikulli paraprakDITË E FTOHTË, SI DO JETË MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërAKUZA PËR KRIME LUFTE/ THAÇI, VESELI, SELIMI DHE KRASNIQI DALIN SOT PËR HERË TË 3-TË PARA SPECIALES NË HAGË