Përfundimi i të gjitha kutive në Qarkun e Gjirokastrës, prodhoi fituese Partinë Socialiste, e cila siguroi në këtë qark tre mandate.

Nga krahu tjetër, Partia Demokratike mori vetëm një. Por, pas përfundimit të procesit të numërimit, ku u shpall dhe fituesi, ka pasur një takim mes kandidatëve të të dyja kampeve politike, PS-PD.

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, në shoqërinë e ish-ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe kandidates së PS në atë qark, Kjara Adhami, janë takuar me kandidatët e PD, Tritan Shehu dhe Dasho Aliko.

Ka pasur një shtrëngim duarsh nga palët, çka dëshmon atë që është parë deri më tani në të gjithë Shqipërinë, një proces votimi e numërimi të qetë dhe pa trazira.