Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun Shkoder. Sipas rezultateve përfundimtare, Partia Demokratike ka dalë forcë e parë, duke siguruar 36.904 vota ose 40.01%, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 34.721 vota ose 37.64%.

PSD ka arritur të sigurojë 15.784 vota ose 17.11%. Në bazë të këtyre rezultateve, Partia Demokratike arrin të sigurojë 5 mandate deputetësh, Partia Socialiste merr 4 mandate në këtë qark dhe PSD siguron 2 mandate.

Megjithatë, mbetet ende për t’u përfunduar numërimi i votës së diasporës, e cila mund të ndikojë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

Sa i përket partive më të vogla, Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1652 vota ose 1.79% dhe Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1372 vota ose 1.49%, por asnjë asnjë prej këtyre subjekteve nuk ka arritur të sigurojë mandate në këtë fazë të numërimit.

Ndërkohë këtë të martë, pritet të nisë numerimi i votave preferenciale të kandidateve në liste të hapur.

Artikulli paraprakPËRFUNDON NUMËRIMI I VOTAVE NË LEZHË, PD KRYESON ME 45% TË VOTAVE
Artikulli tjetërNGËRÇI POLITIK/ DËSHTON PËR TË 15-ËN HERË KONSTITUIMI I KUVENDIT TË KOSOVËS