Komisioni i Rithemelimit të PD ka zgjedhur kandidatin për bashkinë e Shkodrës.
Në Shodër, është votuar që kandidat të jetë Bardh Spahia, ku gjithsej mori 1,011 vota.

Grupi i Sali Berishës në zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Shkodrës do të kandidojë me Bardh Spahinë.

Në mbyllje të “Primareve” që u zhvilluan sot, demokratët në Shkodër votuan për Spahinë, i cili kishte përballë Astrit Bushatin me 201 vota, Irena Shestanin me 295 vota dhe Irma Koplikun 49.

Tashmë mbetet për t’u zyrtarizuar formula me të cilën Sali Berisha do të garojë në zgjedhjet e pjesshme, koalicion apo si i pavarur.

Sot u përcaktuan kandidatët edhe në Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Durrës.