
Komisioni i Rithemelimit të PD ka zgjedhur kandidatin për bashkinë e Vorës. Në Vorë, është votuar që kandidat të jetë Lulzim Vrana, ku gjithsej mori 277 vota.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se primaret, janë një risi që nuk janë përsëritur në Shqipëri prej 30 vitesh. Sipas tij, PD do ta implementojë këtë metodë, duke ndjekur kështu modelet më të mira amerikane.
‘Sot grupi i Rithemelimit të PD-së vendosi standardte të reja për zhvillimin e garës. Falenderoj shumë për korrektësinë për gjatë kohës që kishim gjatë votimit. Objektivi im është se qënia si qytetar i parë, unë do të punoj për ta. Unë do të jem kryetar dhe do të arrij që ta fitoj këtë bashki. Do kemi kontakte dhe me demokratë të tjerë. Po të jemi të bashkuar mund të arrijmë fitoren.’- tha Vrana.
Kujtojmë se priten të shpallen rezultatet dhe në 5 bashkitë e tjera, në Shkodër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë e Dibër.






