Përfundon procesi i votimit në të gjithë degët e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë. Pjesëmarrja ka qenë mbi 40 mijë votues, ndërsa procesi nisi në orën 08:00 të kësaj të diele.

Fillimisht ishte parashikuar që të përfundonte në orën 18:00, po siç shpjegoi Komisioni i Rithemelimit, për shkak të fluksit, u vendos që të shtyhej me dy orë më shumë. Dy ishin kandidatët në fletën e votimit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i Degës së Kukësit, Ibsen Elezi. Berisha dukshëm është më i favorizuar në këtë garë, pasi demokratët kanë shprehur gatishmërinë për të vendosur sërish atë në krye. Kjo është parë në foltoret që ai ka mbajtur, ku pjesëmarrja sipas ish-kryeministrit ka qenë e kënaqshme.

9 shtatori do të shënonte nisjen e një kalvari të gjatë zhvillimesh. Me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, Berisha do të niste një tur foltoresh në të gjithë vendin. Më 11 dhjetor, ai mbajti një Kuvend të PD, ku ndodhën disa ndryshime statutore. Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit fillimisht dhe vendimi i Gjykatës më pas që njohu Kuvendin dhe vendimet e 11 dhjetorit do i hapnin rrugë një procesi të ri të PD, të cilën Berisha e ka quajtur si rithemelimi i partisë.

Artikulli paraprakPARLAMENTI I UKRAINËS VOTON, EDHE “90 DITË” LUFTË TË ASHPËR NDAJ RUSËVE, JA VENDIMI
Artikulli tjetërPËRFUNDON PROCESI I NUMËRIMIT NË SHKODËR , SALI BERISHA SHPALLET FITUES