Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në ambientet e selisë së PD-së.
Ai tha se kryeministri Rama e ka marrë vulën e largimit e ka marrë nga shumica absolute e shqiptarëve.

Lulzim Basha: Falë betejës suaj edhe kur gazi mbushte mushkritë tuaja, falë sakrificës suaj sot shumica absolute e shqiptarëve kanë përqafuar thirrjen tuaj. Rama ik. Vulën e largimit e ka marrë nga shumica absolute e shqiptarëve.

Të gjithë ata që janë bashkuar në këtë betejë dhe janë të vendosur për largimin e Ramës, duhet ta dinë sot dhe në vijim se PD, opozita e bashkuar e kanë dëgjuar klithmën tuaj për ndryshim. Ndryshimi është qëllimi kryesor i yni dhe prioriteti im kundrejt cdo shqiptari dhe socialistëve të ndershëm.

Ditët dhe javët në vijim do të jenë të ngjeshura me aksion politik për t’i dhënë thelb ndryshimit. Edi Rama do të largohet, por është detyra jonë dhe të mos mjaftohemi me rotacionin politik që po vjen. Ky është zotimi im para jush, flamurit kuq e zi dhe para zotit. Të gjithë bashkë do ti japim formë shpresës për ndryshim. Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Protesta e 10 kaloi pa incidente dhe pa përplasje me policinë.
Kryeopozitari Lulzim Basha nuk u tërhoq nga kushti për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, pasi kjo, sipas tij, është e vetmja mënyrë për t’i dhënë zgjidhje krizës politike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASHA:KRIZA ZGJIDHET ME PARIME JO ME PAZARE
Artikulli tjetërFONDACIONI “SOROS”: KOMENTET E PRESIDENTIT META PËR KOMPLOT, TË ÇUDITSHME