Ka përfunduar rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, në ora 20:00. Vetëm një minute më pas u publikuan edhe rezultatet e projeksioneve të para për fituesit.

France24, ka raportuar se presidenti aktual Emmanuel Macron i ka fituar zgjedhjet e raundit të parë me 28.1 për qind të votave, ndërkohë që kandidatja tjetër për presidente e krahut të djathtë Marine Le Pen ka marrë 23.3 për qind të votave. Sipas këtij rezultati, Macron e Le Pen do të dalin edhe një herë në zgjedhje me 24 prill, për betejën përfundimtare.

Mediat ndërkombëtarë sot kanë shkruar se kandidatja Marine Le Pen ishte duke lëkundur seriozisht gjasat e presidentit aktual Emmanuel Macron për t’u rizgjedhur. Mbetet për t’u parë në rundin e dytë nëse Macron do të arrijë ta ruajë epërsinë.

Artikulli paraprakSHANGHAI, VATRA E RE E COVID/ ZGJATET BLLOKIMI PËR 25 MILIONË BANORË, JA ÇFARË PRITET TË NDODHË
Artikulli tjetërKREU I ADMINISTRATËS USHTARAKE RAJONALE TË KHARKIV-IT TREGON PIKËN MË TË NXEHTË NË RAJONIN E KIEVIT