Përfundojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Zhasim Hakard” në lagjen nr. 5 të qytetit ose siç njihet “Mark Lula”. Është një degëzim i rrugës “Vllaznimi”, edhe ajo e rikonstruktuar nga Bashkia e Shkodrës. Është një zonë e re që i është shtuar qytetit të Shkodrës pas vitit 1990 ku është domosdoshmëri ndërhyrja në infrastrukturë dhe sherbime.

Investimi nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, me vlerë 3.6 milion lekë, parashikon ndërhyrjen në infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore, shtresat asfaltike, ndriçimin LED dhe sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

Ky investim do të lehtësojë lëvizshmërinë e banorëve dhe mjeteve në këtë zonë rezidenciale me banesa private si dhe do të përmirësojë cilësinë e sherbimeve të ofruara nga Bashkia Shkodër.