Hidhet shorti për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

1- Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese

2- Besnik Imeraj nga Gjykata Kushtetuese

3- Mirela Fana nga Gjykata e Lartë

4- Rovena Gashi nga Prokuroria e Pergjithshme

5 -Brikena Ukperaj, Lubonja nga Gjykata e Apelit

6- Ervin Metalla nga Gjykata e Apelit

7- Gentian Trenova nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit

8- Fatjona Mencaj nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit

9- Kastriot Selita nga Gjykata Administrative.

I pranishëm ne hedhjen e shortit është dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe përfaqësues të disa institucioneve. Katër institucionet Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dorëzuar 52 propozimet e tyre, mes të cilëve u përzgjodhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit për Emërimit në Drejtësi do të ushtrojnë funksionin e tyre pasi t’i nënshtrohen proçesit të vettingut. Të pranishëm në hedhjen e shortit ishte dhe Avokati i Popullit Igli Totozani si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.