
Bashkia Shkodër ka përmbyllur me sukses Skemën e Granteve për Bizneset Inovative, një nismë që mbështet sipërmarrjen, inovacionin dhe punësimin.
Thirrja ngjalli interes të jashtëzakonshëm, me 67 aplikime nga individë dhe biznese me ide inovative. Pas procesit të vlerësimit, 18 finalistë prezantuan projektet e tyre në fazën përfundimtare.
Programi u shoqërua me trajnime për zhvillimin e planeve të biznesit dhe aftësive sipërmarrëse. Me një fond prej 5 milionë lekësh, skema financoi deri në 500 mijë lekë për secilin përfitues, me fokus të veçantë tek të rinjtë, të rikthyerit nga emigracioni dhe diaspora.
Përmes kësaj nisme, Bashkia Shkodër rikonfirmon angazhimin për të mbështetur idetë inovative, zhvillimin ekonomik lokal dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët.


