TIRANA

Ka përfunduar takimi i kryetarit të PD Lulzim Basha me ambasadorët e SHBA, të Britanisë së Madhe dhe të Italisë.

Basha ka zhvilluar takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim, me ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe ambasadorin italian në Tiranë Fabrizio Bucci.

15:20 –  – Ambasadorët e SHBA, të  Bashkimit Europian dhe të  Britanisë  së  Madhe kanë  mbërritur në  selinë  e PD.

Ata kanë  zhvilluar një takim me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Takimi vjen pasi palët politike nuk kanë  arritur konsensus për Reformën Zgjedhore.

11:50 – Pasi afati i palëve politike për të përfunduar Reformën Zgjedhore brenda 31 majit, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE Soreca dhe britaniku Duncan Norman i shkojnë në zyrë Bashës në selinë blu.

Takimi vjen një ditë pasi palët nuk arritën marrëveshje për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Palët u dakordësuan dhe u zotuan që ta përfundonin Reformën brenda 31 majit por tashmë pas këtij premtimi të pambajtur ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje. Një përfaqësues i ambasadës amerikane u përpoq dje në ‘deadline’ të bindë palët për konsensus por u shty për një afat të papërcaktuar puna e Këshillit Politik.

Sot Yuri Kim dhe Soreca kanë pranuar se palët janë ekstremisht afër një marrëveshje por kanë iniciuar për një të shpejtë, tani, pa kushte të reja dhe të paarritshme për të filluar sa më parë negociatat.