Ka përfunduar takimi i Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij opozitarë me Presidentin Ilir Meta në zyrën e kreut të shtetit. Takimi zgjati 90 minuta. Lulzim Basha nuk pranoi që të fliste për mediat duke u larguar, ndërsa aleati i tij, Dashamir Shehi tha se “Presidenca do të dalë vetë më një deklaratë të saj.

Kjo është punë e gjatë shumë. Edhe zoti Basha do të mbajë një deklaratë më vonë, pasi të mbarojë takimin me ministrin e Jashtëm të Suedisë. Më mirë me ato letrat zyrtare që të mos bëhet rrëmujë” tha ai.