Takimi mes përfaqësuesve të Ukrainës, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll ka përfunduar, njoftojnë burime nga Ministria e Jashtme turke.

Bisedimet zgjatën rreth një orë dhe do të pasohet nga raundi i ardhshëm i negociatave, të ndërmjetësuara nga Ankaraja, midis Moskës dhe Kievit.

Takimi trepalësh kishte për qëllim koordinimin para bisedimeve ruso-ukrainase të planifikuara për në mesditë.

Bisedimet u udhëhoqën nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, dhe në to morën pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ambasadori i SHBA-së në Ankara, Tom Barrack, si dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg.

Nga pala ukrainase, në tryezë ishin të pranishëm kreu i administratës presidenciale, Andriy Yermak, ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andriy Sybiga.

Artikulli paraprak“MBAJ PËRGJEGJËSI PËR VIZITËN NË MOSKË”/ VUÇIÇ NË TIRANË: PAS TAKIMIT ME KRERËT E BE, RIZGJOHET BESIMI NË SERBI PËR TË ARDHMEN EVROPIANE
Artikulli tjetërSAMITI I KOMUNITETIT POLITIK EUROPIAN, RAMA: FUSHATA JONË ISHTE BE, IDENTITET, PËRKATËSI! REZULTATI I ZGJEDHJEVE, I NGJASHËM ME REFERENDUMIN E BREXIT POR ME ROLE TË PËRMBYSURA