Prokuroria e Përgjithme ka përfundur verifikimet për dosjen e ekstradimit në Itali të Nezar Seitit Pas përfundimit të verifikimeve, Prokurorja e Përgjithshëm, Arta Marku pasi shqyrtoi të gjitha aktet ka marrë 4 masa.

1. Në mbështetje të nenit 160 pika 5, në lidhje me Kreun V, të Ligjit nr. 96/2016 “Për Satusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të fillojë hetimin disiplinor për rastin, për të nxjerrë përgjegjësitë disiplinore nëse ka, të prokurorëve që kanë trajtuar çështjet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Prokurorinë Për Krime të Rënda. 2. Të dërgojë aktet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe t’i kërkojë asaj prokurorie regjistrimin e procedimit penal, për të hetuar rastin dhe për të vënë para përgjegjësisë penale cilindo që mund të ketë shkelur ligjin. 3. T’i kërkojë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të verifikojë procesin gjyqësor të ekstradimit të zhvilluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë nëse, gjatë gjykimit të çështjes ka shkelje të karakterit procedural.

4. Ngarkon Drejtorinë e Studimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme të studiojë rastin dhe të nxirren udhëzimet me karakter të përgjithshëm për të njehsuar praktikat në procedurën e ekstradimeve dhe më gjerë nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Artikulli paraprakNESËR PROTESTA E OPOZITËS, MBULOHET HYRJA E KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërMAKINAT, JA TARIFAT E REJA PËR ZHDOGANIMIN, ÇMIMET E 2018