
Këto ditë po zhvillohen provat e fundit të Shkodra Jazz Festival. Pjesëmarrës këtë vit janë artistë nga disa shtete të botës të cilët së bashku me artistët shqiptarë do të performojnë duke filluar nga kjo e martë në sheshin para bashkisë Shkodër. Drejtori I festivalit, Florian Jakaj thotë se këtë vit është I kënaqur nga pjesëmarrja dhe përgatitja e të rinjve.
Drejtori I festivalit thotë se një bashkëpunim me shoqatat që kanë veprimtari në këtë fushë në Shkodër do të ishte një gjë e mirë për qytetin.
Duke filluar nga 23 gushti deri në datën 28, në sheshin para bashkisë Shkodër do të ketë disa koncerte të Shkodra Jazz Festival.






