Me afrimin e sezonit veror, Bashkia e Lezhës ka intensifikuar përgatitjet për të mirëpritur pushuesit në bregdetin e Shëngjinit dhe të Tales.Pavarësisht motit të paqëndrueshem, numri i vizitoreve po vjen gjithnjë në rritje dhe sipas kryetarit të Bashkisë Lezhë pritet të jetë një sezon turistik i suksesshem.

Këtë vit do të ketë shtim të kapacitetit të furnizimit me ujë të pijshem, ndërsa në fokus do të jenë dhe shërbimet përgjatë gjithë vijes bregdetare.Problem për Shëngjinin pritet të jetë trafiku i rënduar që mund të krijohet edhe për shkak të hapjes së rrugës së Velipojes.

Sezoni turistik në Lezhë do të hapet zyrtarisht pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa Shëngjini mbetet një nga destinacionet më të preferuara të turizmit bregdetar në Shqipëri, ku numri i pushuesve po vjen gjithnjë në rritje.

Artikulli paraprakKANDIDATI KLITI HOTI VIZITON SHTYPSHKRONJËN “SHKODRA”
Artikulli tjetërBERISHA TAKIM ME PRODHUESIT E BIMËVE MEDICINALE: SEKTORI U GODIT FORT NGA NARKO-EURO