
Me rritjen e temperaturave dhe afrimin e sezonit turistik, Bashkia Lezhë ka nisur përgatitjet për të pritur vizitorët vendas dhe të huaj në bregdetin e Shëngjin dhe Tale si dhe atraksionet natyrore të zonës. Vemendja kryesore do të jetë e përqëndruar tek turizmi bregdetare, ku në fokus do të jenë rregulli, pastertia si dhe siguria për pushuesit. Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, thotë se këtë vit do të ketë masa të shtuara për të garantuar një sezon të suksesshëm dhe të sigurt për turistët, ndërsa ligji i ri për turizmin ju jep akses qytetareve që të pushojnë edhe pa pagesë, pasi hapësirat publike do të jenë të bollshme.
Ndonëse jemi ende larg sezonit turistik, prej fillimit të muajit mars zonat turistike të Lezhës kanë nisur të frekuentohen masivisht kryesisht gjatë fundjavave, ndërsa ky sezon pritet të jetë ndër më të suksesshmit, me një numër të lartë turistësh, falë natyrës së bukur dhe përmirësimeve të bëra në infrastrukturë dhe shërbime.