
Institucionet arsimore në Lezhë do të jenë gati për nisjen e vitit të ri shkollor, që starton më 8 shtator. Pas evidentimit të problematikave, Bashkia e Lezhës prej disa javësh po punon për riparimin dhe sistemimin e godinave shkollore.
Drejtori i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë Lezhë, Keler Sufja, thotë se ndërhyrjet po kryhen në të gjitha shkollat, me qëllim që nxënësit t’i presin ambientet në kushte bashkëkohore.
Gjate ketij viti Bashkia Lezhe ka rritur buxheti i dedikuar arsimit, duke u investuar në pothuajse të gjithë kopshtet si në qytet, ashtu edhe në fshatra.
Në Bashkinë e Lezhës funksionojnë gjithsej 78 institucione arsimore, prej të cilave 35 janë shkolla dhe 43 kopshte.






