Sipas MeteoAlb: Masat ajrore verior që kanë depërtuar drejt jugut të kontinetit do të diktojnë mot me kthjellime dhe vranësira por të ftohtë gjatë paradites. Mesdita sjellë reshje dëbore në pjesën më të madhe të zonës malore ndërsa reshje të pakta shiu do ketë pjesa tjetër e vendit. Parashikohet që edhe mbrëmja të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen më 3 gradë në mëngjes, por rënie të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vendet Skandinave dhe Gadishulli Iberik paraqiten me mot të kthjellët por të ftohtë. ndërsa Ishujt Britanikë do kenë shira me intensitet të lartë. Po ashtu Lindja, pjesërisht Qendra dhe jugu i Europës mbeten me vranësira dhe reshje dëbore.