Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit.

Më nxehtë pritet të jetë pranë zonave të ulëta. Gjatë pasdites do të ketë kalim të vranësirave në zonat malore, kryesisht ato veriore, ndërsa me mot të kthjellët do të vijojë situata për ultësirën perëndimore. Edhe gjatë natës kthjellimet do të mbeten prezent. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit po ashtu edhe në orët e mesditës. Maksimalja do të arrijë deri në 38 gradë C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë.

Artikulli paraprakEKSTRADOHET NGA GREQIA TRAFIKANTI I TË MITURVE
Artikulli tjetërPORTUGALI – FRANCË, GAZETA PORTUGEZE ME BALLINËN MË TË “ÇMENDUR”