Të shtëna me armë janë raportuar këtë të hënë në paradën e 4 korrikut (Ditës së Pavarësisë), të zhvilluar në Highland Park, Illinois. Sulmi me armë ka ndodhur në periferi të Çikagos dhe në vendngjarje janë shënuar 5 viktima.

Dëshmitarët pretenduan se kishin parë të paktën pesë njerëz të gjakosur të shtrirë në tokë dhe një tjetër nën një batanije, sipas Chicago Sun Times.

Gjithashtu, të paktën 16 persona raportohet të kenë mbetur të plagosur dhe paniku mbizotëroi në mesin e turmës.

Zjarrfikësit dhe mjekët në vendngjarje raportuan përmes radiove të tyre se rreth nëntë persona ishin qëlluar. Ky numër nuk është konfirmuar zyrtarisht, por disa autoambulanca janë parë duke dërguar viktimat në spital.

https://twitter.com/realzaidzayn/status/1543997022889381888?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1543997022889381888%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpergjaket-parada-per-diten-e-pavaresise-ne-cikago-5-te-vdekur-dhe-16-te-plagosur-nga-sulmi-me-arme-video%2F

Agresori që hapi zjarr është i paidentifikuar, ndërsa marshuesit raportuan se kishin dëgjuar të paktën 20-25 të shtëna armësh rreth dhjetë minuta pas fillimit të paradës, ndërsa njerëzit filluan të vrapojnë, duke kërkuar siguri.

Disa njerëz që morën pjesë në paradë thanë se panë personin e armatosur në çatinë e një ndërtese, me policinë që nisi një operacion për ta gjetur atë.

Rreth një orë pas të shtënave, policia tha se incidenti ishte ende “aktiv”.

Një producentë e CBS-2 në vendngjarje, Elisa Kaufman, tha se “të gjithë po vraponin, fshiheshin dhe bërtisnin”.

“Njerëzit bërtisnin se ka të shtëna”, tha banorja e Highland Park Debbie Glickman për Associated Press.

“Kështu filluam të vrapojmë. Sapo vrapuam. Ishte kaos atje”, shtoi ajo.

Megjithatë, Glickman tha se ajo nuk dëgjoi ndonjë zhurmë dhe nuk pa ndonjë të plagosur.

Zyrtarët e Highland Park konfirmuan në Facebook se policia iu përgjigj një “incidenti” në zonë dhe se festimet u anuluan dhe publikut iu kërkua të qëndronte larg vendngjarjes.

Brad Snyder, i cili përfaqëson shtetin e Illinois në Dhomën e Përfaqësuesve, ndodhej në këtë qytet, në brigjet e liqenit Michigan, kur u dëgjuan të shtënat. “Unë dhe anëtarët e ekipit tim të fushatës sapo ishim takuar për fillimin e paradës kur filluan të shtënat,” shkroi ai në Twitter.

Artikulli paraprakTË SHTËNAT NË SHKODËR, SI QËLLOI I RIU ME ARMË DREJT NJË GRUPI FËMIJËSH, PLUMBI KAPI TE…
Artikulli tjetërRIKTHEHET NË DYERT E DREJTËSISË SKANDALI “BABALE”/ “ASNJË LËKUNDJE!”, SALIANJI: LEJUAN TRAFIKANTIN E DROGËS TË LARGOHEJ DHE NISËN MONTIMIN E PROCESIT NDAJ MEJE!