Mbledhja e asamblesë të Vllaznia sh.a një ditë më parë një prej debateve kishte edhe situatën tek akademia Vllaznia sa i përket strukturës që administrator Suad Lici e cilësoi të fryrë apo edhe bazës materiale dhe gjendjes financiare.

Përgjegjësi administrative i akademisë Vllaznia Qashif Hoxha u shpreh kundër administratorit Suad Lici duke thënë se struktura e akademisë nuk është e fryrë sepse janë 13 trajner për 9 ekipe dhe vetëm dy përgjegjës

Në 6 vite investimet tek akademia Vllaznia shprehet përgjegjësi Qashif Hoxha janë pothuajse zero ndërsa pohon se kostumet sportive prej vitesh blihen nga vetë prindërit e sportistëve duke rrëzuar sërish administratorin Lici i cili mohoi se kostumet blihen nga prindërit

Nga ana tjetër përgjegjësi i akademisë thotë se ai si drejtues nuk ka marrë asnjë ftesë as nga Këshilli Bashkiak as nga asambleja dhe as nga administratorët e Vllaznisë për të qenë në ndonjë mbledhje

Edhe për anëtarët e këshillit bashkiak që kanë edhe funksionin e asamblesë përgjegjësi i akademisë Vllaznia ka disa rezerva

Çështja e akademisë Vllaznia shpesh herë është bërë epiqendër e debateve në këshillin bashkiak edhe pse kjo akademi asnjëherë nuk ka patur vëmendjen e duhur sa i përket investimeve por edhe shumë çështjeve të tjera.

Artikulli paraprakIZMIRA ULQINAKU: SHQIPERIA DO BEHET, E VETMJA ALTERNATIVE ESHTE PD
Artikulli tjetërVLLAZNIA, KADIA: U TENTUA TË PËRDOREJ POLITIKISHT