“Malazezët erdhën si pushtues e jo si çlirimtar në Shkodër në 1912, vitin kur Shqipëria shpalli pavarësinë”.

Kjo është përgjigja që i jep pedagogia e historisë në universitetin e Shkodrës Bendis Kraja, metropolitit malazez Amfilohije Radoviç i cili ripërsëriti një ditë më parë retorikën e tij kërcënuese se malazezët mbrojtën dhe luftuan për çlirimin e Shkodrës. Asesi shqiptarët dhe shkodranët nuk janë të afërmit e malazezve siç deklaroi metropoliti Radoviç. Shteti shqiptar duhet që të marra masa dhe të mos tolerojë Amfilohije Radoviç, këtij prifti të betuar anti-shqiptar që sa herë shfaqet brenda kufijve shqiptar lëshon deklarata fyese dhe kërcënuese. Deklaratat e metropolitit të Malit të Zi se Shkodra u mbrojt nga malazezët në 1912 referuar rrethimit dhe pushtimit të Shkodrës nga ushtria e Krajl Nikollës u bënë një ditë më parë në kishën e Shën Trinisë në Vrakë të Malësisë së Madhe.