Kryeministri Rama ka folur për herë të parë pas përgjimeve të publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri.

Rama është shprehur se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime të mëdha në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar.

“Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia. Sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion ekipi italian. Dhe po jua lexoj për të thënë pse është turp për të gjithë ju që në vend te merreni me fakte, bëni dezinformim.

Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane: ‘Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël. Në vitin 2018 sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje’

Për Ramën përbaltja e Shqipërisë nga mediat në lidhje me përgjime e Ndrangheta-s ishte aq e madhe sa edhe ambasadori i BE-së, u detyruar të reagonte.

“Është e paprecedentë që Ambasadori italian të detyrohet të shprehet sepse janë të skandalizuar nga fakti që një hetim që rezulton nga prokuroria italiane që s’ka asnjë lidhje me ndonjë kanal lidhjesh e pastrimesh në Shqipëri të kthehet në një kauze komune dhe ta bëjë Shqipërinë copë nga duart e shqiptarëve. Nëse do të kishte diçka këtu do të kishte mbetur pa dalë atje apo pa ardhur këtu në çdo lloj forme”, tha Kryeministri.