Prokuroria e Krimeve të Rënda jua ka dërguar autoriteteve italiane audio-përgjimin e Partisë Demokratike, ku pretendohet se Agron Xhafaj është i implikuar në trafikun e drogës.

Burime  bëjnë me dije se përgjimi i PD është dërguar në Itali me letërporosi, ndërsa mësohet se nuk i është dërguar akoma një laboratori,

ku do të kryhet ekspertiza për të zbuluar nëse zëri i pretenduar nga PD në audio-përgjim është i vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Të njëjtat burime sqarojnë se përgjimi i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë italiane.

Artikulli paraprakBE TË ÇELË NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË PARA VERËS? DEPUTETI GJERMAN: ËSHTË SHUMË HERËT
Artikulli tjetërLËVIZJET E FUNDIT NË SELINË BLU PARA PROTESTËS, BASHA THËRRET ALEATËT