Rrugë të paasfaltuara e me gropa si dhe mbeturina të hedhura vend e pavend. Kjo është panorama që të sërviret në periferi të qytetit të Laçit.

Mungesa e infrastruktures është kthyer ne shqetësim, pasi lëvizja është mjaft e vështire, teksa në vere mbizoteron pluhuri dhe në dimer balta. Banoret thonë se nuk është investuar asnjëherë në periferi, duke u detyruar shpesh herë që të nderhyjnë vetë për ti bërë rruget e kalueshme.

Problematika te ngjashme ka në shume zona te Bashkisë Kurbin, pasi investimet janë përqëndruar vetem në qender të qytetit.