
Deputeti i PD për qarkun Shkodër Kliti Hoti ka shpërndar një mesazh në rrjetet sociale ku shkruan:
Sot është e Mërkura e Përhime, që shënon fillimin e Kreshmëve. Nesër nis muaji i Ramazanit.
Dy rrugë shpirtërore që ecin paralel, por flasin të njëjtën gjuhë: përkushtimin, sakrificën dhe reflektimin ndaj Zotit.
Agjërim të lehtë dhe të bekuar për të gjithë ata që e nisin këtë udhëtim shpirtëror. 🙏🏻






