Stina e dimrit shoqërohet gjithnjë me një fazë gripale, kjo si pasojë e temperaturave të ulëta. Mungesa e lagështirës dhe ulja e temperaturave nxit shpërndarjen e gripit. Në momentin që epidemia e gripit nis, nuk ndalon edhe nëse rriten temperaturat. Një person i infektuar me grip mund të infektojë lehtësisht shumë njerëz të tjerë, thonë ekspertët.

Po si duhet të veprojmë në momentin që nuk jemi në formë?

-Përdorni medikamente për të ulur temperaturën – Paracetamol kur ajo të rritet mbi 38-38,5° C. Nëse temperatura zgjat për më shumë se 3-5 ditë, atëherë drejtohuni tek mjeku i familjes

-Për të qetësuar kollën, përdorni qumësht me mjaltë, çaj me sherebelë, dafinë, bli, etj dhe ajrosni herë pas here ambientet.

-Ushqehuni më mirë dhe me sa më shumë lëng mishi (sidomos lëng pule), fruta, perime, duke mos harruar edhe shtimin e lëngjeve.

-Disa ushqime me veti anti-inflamatore apo anti-mikrobiale, shumë të mira për mbrojtjen imunitare, janë: xhenxhefili, mjalti, hudhra, qepa, limonët, agrumet, lakra, specat, mollët dhe dardhët.

-Futni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta në darkë.

-Mos përdorni antibiotikë, pa këshillën e mjekut.

Artikulli paraprakUSHQIMET E DUHURA QË JU DUHEN PËR TË SHMANGUR FTOHJEN
Artikulli tjetërE BIJA 6-JAVËSHE E JOHNSON INFEKTOHET ME COVID