Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i deputetëve, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një tregues se PD po shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen e saj, prandaj theksojnë se vendimi i Lulzim Bashës meriton respekt. Me largimin e Berishës të shpallur nga DASH si minues i demokracisë për SHBA-në,

PD bërë atë që bëri 30 vite më parë, ku me guxim, në një moment kritik për vendin, mori vendimin e vështirë për t’u shkëputur nga e kaluara, mirëpo protagonist kësaj herë është Lulzim Basha. Prandaj, vënë theksin se presin për të punuar më ngushtë se kurrë për kryedemokratin dhe PD për të forcuar marrëdhëniet 2 palëshe.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”,thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakVENDIMI PËR BERISHËN/ “PO MOHOJMË HISTORINË”, LESKAJ, NOKA E SHEHU KUNDËR BASHËS: VRAVE PD-NË
Artikulli tjetërDITA NIS ME DIELL, POR NË MESDITË DO TË KETË VRANËSIRA E RESHJE TË PAKTA SHIU, JA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME