Mimoza Hafizi, deputete e LIBRA-s, ka folur për herë të parë në media për përjashtimin e saj nga kjo parti. Hafizi thote se përjashtimi i saj është një makinacion i sajuar.

Megjithatë Hafizi u shpreh se do t’i shkojë këtij procesi deri në fund duke vendosur para përgjegjësisë të gjithë ata që e vendosën në mënyrë jo legjitime,. “Ka qenë periudhë e vështirë për mua, përjashtimi nga partia është makinacion i sajuar. Është proces që do e çoj deri në fund, do i çoj para përgjegjësisë të gjithë njerëzit që kanë vendosur, një komision jo i mbledhur në mënyrë legjitime, ridikulizon organizatën tonë.

Situatë e papranueshme dhe qesharake,” tha Hafizi.