Një pjesë e territorit të Shqipërisë gjatë natës është goditur nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë dhe u drejtua për në Ballkan. Mbi territorin tonë nata u karakterizua nga një mot me reshje shiu, por pa shkaktuar probleme. Megjithatë sipas “MeteoAlb” Republika e Shqipërisë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme gjatë paradites. Nga reshjet e shiut dhe një mot i përkeqësuar gjatë natës është përfshirë edhe qyteti i Shkodrës.

Reshjet e shiut kryesisht për fermerët kanë krijuar probleme në të mbjellat e tyre duke sjellë dëme të konsiderueshme në këtë periudhë kur ata ishin duke pritur që të t’i tregtonin ndërsa një numër i madh fermerësh të dëmtuar janë edhe në Shkodër. Sipas parashikimeve mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë.

Nuk do të mungojnë edhe stuhitë afatshkurtra e të izoluara të breshërit. Orët e mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit në vendin tonë. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat minimale por ulen me 3 gradë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 32°C mesdita. Era do fryjë mestare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 3 ballë.

Ndërkohë edhe në Kosovë vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm duke bërë që paraditja dhe mbrëmja të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pas mesditës sërish vranësirat sjellin rrebeshe shiu dhe stuhi ere në shumë qytete të Kosovës.

Artikulli paraprakMOTI I PËRKEQËSUAR, PUSHUESIT BOSHATISIN VELIPOJËN
Artikulli tjetërMARK MARKU: PARTIA DEMOKRATIKE DUHET RITHEMELUAR!