
Përkeqësohet situata e zjarrit në Ungrej të Lezhës. Era e fortë dhe bimësia e dendur kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke rrezikuar zonat e banuara në fshatrat Rras dhe Zimaj.
Forcat zjarrfikëse, ushtria dhe strukturat e emergjencave ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Megjithatë, terreni i thyer dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen nga toka, duke e bërë më të vështirë përballimin e situatës.


