Banoret e fshatit Obot ne Anen e Malit jane tashme te detyruar te levizin me varka per te dale nga fshati i cili eshte i izoluar , ndersa dhe mjetet e ushtrise nuk futen dot. Ato shprehin hapur pakenaqesine ndaj shtetit i cili nuk po tregon asnje vemendje ndaj tyre.

Kryeplaku i fshatit Obot Gegor Pema, shprehet i indinjuar me deklaratat e dhena nje dite me pare nga zv kryeministrja Senida Mesi.

Banoret e Obotit duhet te lundojne permes lumit Buna per te arritur ne banesat e rrethuara nga uji. Jane 150 banesa te cilat jane ne mes te ujit, ndresa 35 fermere jane te demtuar dhe kane apeluar per ndihme.

Niveli i ujit vetem gjate oreve te nates eshte rritur me 20 cm ndersa situata pritet te përkeqësohet me tej.