
75 luftëtarët e Dukagjinit të renë në mbrojtje të vendit nga ushtria Serbo-malazeze, e njohur ndryshe edhe si lufta e Planit. Ceremonia përkujtimore u mbajt pranë lapidarit të dëshmorëve në lagjen Gjuraj të fshatit Plan të Dukagjinit. Në ceremoni ishin të pranishëm deputet dhe përfaqësues të partive politike.
Fillimisht u vendosen kurora me lule nga organizator të pasardhës të të rëneve dhe të partive politike.
Në këtë ceremoni përshëndeten organizatorët si dhe të pranishmit…
Aktivitetet vijuan me program artistik me këngë e valle me pjesmarrjen e këngetarëve të zones së Dukagjinit si dhe me grupin e valltarëve të qëndres kulturore Pjeter Gaci.
Nga ana tjetër deputeti i PD-sê Kliti Hoti para të pranishmëve u premtoj se do ndërmarr nismen për shpalljen e 75 të rënëve ” Dëshmor të atdheut”…
Aktivitetet përkujtimore u organizuan nga banorë të zonës me mbështetje të Bashkisë Shkodër.






