Me mijera besimtare muslimane, ashtu si 25 vite me pare u mblodhen se bashku para xhamisë së plumbit ne Shkoder, per te perkujtuar pikerisht ate dite qe risolli besimin ne vendin tone pas shume viteve erresire dhe frike per te besuar ne zot. Ne aktivitetet perkujtimor, por edhe respekt dhe vleresim per te gjithe ato inisiator qe vrane friken, dhe mposhten heshtjen e besimit ne vend.

Myftiu i Shkodres, Imam Muhamed Sytari, gjate fjales se tij para besimtareve te shumte, u ndal tek rendesia e besimit, dhe vuajtjet qe sollen edhe kete dite te lirise se besimit ne vendXhamia e Plumbit është një monument kulture i kategorisë së parë, çka nënkupton se me këtë status ky objekt ruhet nga shteti. Ajo njihet ndryshe edhe si xhamia Mehmet Pashë Bushatit, pasi u ndërtua nga ky i fundit në vitet 1773-1974, i cili në histori njihet si themeluesi i familjes së njohur të Bushatllinjve të Shkodrës.Por simbolika e kësaj xhamie në Shkodër është e shumëfishtë, pasi ajo shërbeu në fillimet tranzicionit shqiptar si një ndër xhamitë e para ku besimtarët myslimanë filluan ritet fetare të ndaluara për disa dekada nga regjimi komunist. Pas shumë përpjekjesh dhe përgatitjesh më 16 nëntor 1990, që përkonte edhe me ditën e xhuma, u krye falja nga besimtarët myslimanë dhe sipas dëshmive të banorëve të zonës këtë falje e drejtoi Hafiz Sabri Koçi.