
Lezha ka sjell në kujtese 320-vjetorin e Kuvendit të Arbrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar, pas Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit me 2-mars të vitit 1444.Në kishen ku u mbajt kuvendi në Mërqi, u organizua një veprimtari përkujtimore, ku ishin të pranishem historian, autoritete lokale, deputete, banor të zonës si dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u shpreh kjo ngjarje përkujtimore po merr gjithnjë e më shumë vemendje, kjo dhe falë ndërhyrjes që po bëhet në restaurimin e kishes ku u mbajt Kuvendi i Arbrit.
Pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore, ishte dhe promovimi i relacionit të Imzot Vinçens Zmajeviq, që është botuar në gjuhen shqipe.Kuvendi Kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI.Ndër vendimet kryesore të marra ishin kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës.


