
Këtë të hënë në qytetin e Shkodrës është zhvilluar ceremonia përkujtimore e dëshmorëve të rënë në gjatë luftës antifashiste. 5 maji njihet si dita në përkujtim të dëshmorëve të rënë të kombit. Në këtë ditë përkujtimore janë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve. Zamir Llazani, kryetar i LANÇ vlerësoi sakrificën e dëshmorëve të rënë për atdhe.
Ndërkohë Dhurata Tyli si përfaqësuese e familjarëve të dëshmorëve theksoi se përkujtimi i kësaj date të rëndesishme për kombin shqiptar është i domosdoshëm. Një nderim për dëshmorët bëri edhe deputetja Edona Bilali.
Të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni përkujtimore vendosën kurora me lule dhe vizituan varret e dëshmorëve të rënë të kombit duke bërë nderime ndaj tyre.