
Në Mirditë u përkujtuar 76-vjetori i Masakrës së Qafë Valmirit, ku u dënuan me vdekje 14 burra prej dyerve të fisme të kësaj treve në shenjë hakmarrje pas vrasjes së Sekretarit të Parë të Mirditës nga Komiteti i Maleve, një formacion i armatosur që ishte kundër regjimit komunist dhe që kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare. Familjarë të viktimave, përfaqësues të ish- të përndjekurve politikë dhe deputet te Partise Demokratike bene homazhe prane memorialit te ngritur ne nderimte viktimave.
Familjar te te pushkaturave dhe ish te perndjekur politik u shprehen se 17 gushti i viti 1949 ishtë një ditë e zezë për Mirditën, qe nuk duhet harruar.
Masakra e Qafë Valmirit eshte nje prej ngjarjeve me te dhimshme per Mirditen, pasi pas saj nisi një valë terrori, ku qindra persona u burgosën, 400 familje u internuan dhe u çarmatos popullsia me dhunë nga forcat e ushtrisë.
https://youtu.be/TrrYbsMToow






