Dajçi i Zadrimës solli në kujtesë priftin, patriotin dhe gjuetarin e njohur Dom Nikoll Gazulli.Në 77-vjetorin e vdekjes së tij, u mbajt një veprimtari përkujtimore në momumentin kushtuar gazulloreve në fshatin Dajç, ku promotor ishin nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda”.Të veshur me kostumë tradicionale të zonës, nxënësit u bënë pjesë e këngëve, valleve me intrepretimeve të ndryshime që kishin në fokus jetesen dhe veprimtarinë e gazulloreve.

Gazulloret kanë një kontribut të jashtëzakonshem për kombin shqiptar dhe me gjerë, ndaj duhen vlerësuar dhe sjellë në vemendje në vazhdimësi thotë studiuesi Dom Nik Ukgjini.

Eshtë kenaqësi e madhe që vepra e këtyre martireve ka nisur të vlersohet thonë banoret e Zadrimes.

Në veprimtarinë përkujtimore për Dom Nikoll Gazullin ra në sy mungesa e përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe institucioneve në Lezhë.

Artikulli paraprakPUNONJËSIT E PORTIT TË SHËNGJINIT SËRISH NË PROTESTË
Artikulli tjetërHYSA: COVID-19 NË SHKODËR, RASTE SHUMË TË PAKËTA