Kisha Katolike Shkodër përkujtoi me nje meshe solemne mbremjen e se dieles, 20 vjetorin e vdekjes se Arqipeshkevit te pare te dioqezes Shkoder – Pult, pas periudhes se erret komuniste.

Imzot Frano Illia, meshtari qe u shugurua nga Papa Gjon Pali i dyte ne viziten e pare ne token shqiptare. Mesha e shenjtë është kremtuar nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Mons,. Angelo Massafra i cili u ndal tek kontributi i Imzot Frano Ilise në katolicizmin shqiptar.

Nga ana tjeter, Mons. Massafra u shpreh se kjo ngjarje ka edhe një simbolikë të vecantë pasi përkon me daten e Shen Gjon Palit te II-te, Papës që shuguroi imzot Frano Ilinë gjatë vizitës në Shkodër. Imzot Frano Illija lindi në fshatin Juban, pranë Shkodrës më 21 shkurt 1918. U shugurua meshtar më 18 dhjetor 1943. Shërbeu në Tiranë, Shkodër, Milot e rrethina.

Më 1967 u arrestua, ndërsa më 25 prill 1968 u dënua me vdekje. Datë e shënuar në jetën e tij është 25 prilli i vitit 1993, sepse pikërisht 25 vjet pas këtij dënimi, shndërruar në burgim të përjetshëm, do të shugurohej ipeshkëv nga dora e vetë Papës Gjon Pali II gjatë vizitës së paharrueshme e historike në Shqipëri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROBLEMET E LËKURËS GJATË STINËVE TË FTOHTA
Artikulli tjetërSHKOLLAT, PROBLEMATIKAT NË BASHKINË VAU DEJËS