Sot në Bibliotekën e Kishës Franceskane në qytetin e Shkodrës Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Qendrën Albanologjike të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me mbështetjen Arqipeshkëvisë Shkodër, dhe Urdhrit Franceskan, prezantoi ekspozitën me dorëshkrimet e A’t Frangjisk Andon Santorit për rolin e tij në fushën letrare dhe fetare të cilat ndodhen në Arkivin Qendror Shtetëror.

Në 200 vjetorin e lindjes së rilindasit arbëresh në bibliotekën Franceskane u cel ekspozita me dokumente të Arkivit Qëndror Shtetëror dhe bibliotekës të Kozencës në Kalabri . Profesori Francesko Altimari nga Universiteti i Kalabrise teksa vlerësoi figurën dhe rolin e Frangjisk Andon Satori, tha se ai ka qënë një ndër nismëtarët e levizjes rilindase bashkë me De Radën

Përgjegjësi i bibliotekës Françeskane në Shkodër Padër Vitor Demaj u shpreh se 200 vjetori i lindjes së Frangjisk Andon Santorit përkon me një rast të vecantë sic është 800 vjetori i Franceskanëve në Shqipëri
At Frangjisk Anton Santori ishte poet e dramaturg arbëresh.

Ishte nga Shën Katerina e Kozencës. Studioi teologji dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi në manastir, prej nga u largua vitet e fundit. Që herët nisi të mbledhë këngë popullore arbëreshe e të krijojë edhe vetë në gjini e lloje të ndryshme.

Është autor edhe i disa krijimeve satirike.Ai u interesua edhe për folklorin, i dha 20 këngë arbëreshe J. De Radës, la të pabotuara një përmbledhje këngësh popullore dhe 100 fabula të përkthyera nga Ezopi.