Në Shkodër është përkujtuar sot 10 vjetori i rënies në krye të detyrës së efektivit të policisë te Shkodrës Ardian Kodra. Ceremonia është zhvilluar pranë Varrezave të Dëshmorëve ku u vendosën kurora me lule dhe u bënë nderimet për sakrificen e tij në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.

Në këtë ngjarje përkujtimore ku morën pjesë familjarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore u vlerësua figura e dëshmorit Kodra për guximin dhe përkushtimin e tij në mbrojtje të rendit.

Efektivi i policisë Ardian Kodra, u vra me 2 shtator të vitit 2016 në torovicë të Lezhës, gjatë një operacioni për arrestimin e David Qoses, i cili po qëllonte me armë duke rrezikuar jetën e banorëve.

https://youtu.be/xp1fEl9JkPo

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSOFIA MOREIRA DE SOUSA MERR DREJTIMIN E DELEGACIONIT TË BE-SË NË TIRANË, KUSH ËSHTË AMBASADORJA E RE QË ZËVENDËSON SILVIO GONZATON
Artikulli tjetërALARM MJEDISOR PRANË PËRROIT TË VRAKËS