
5-maji dita e deshmoreve u përkujtua edhe në Lezhë. Veteran të luftes, familjare të dëshmoreve dhe përfaqësues lokal vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmoreve, në nderim të gjithë atyre që dhanë jeten për lirine e vendit.
Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe Prefekti Taulant Malshi, vlerësuan kontributin e dëshmoreve në mbrojtje të atdheut.
Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Lezhë për Diten e Dëshmoreve ra në sy mungesa e deputetëve të qarkut dhe përfaqësuesve të partive politike në Lezhë.