Dita e Dëshmorëve u përkujtua edhe në Shkodër, ku të pranishëm ishin Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe zv/Kryeministrja Senida Mesi.

Në fjalën e tij, Bushati u shpreh se duhet të respektohet lufta antifashiste e të rinjve pasi ata luftuan për ideal dhe për të sjell një ditë shprese për të ardhmen e këtij vendi.

Zv/Kryeministrja Senida Mesi u shpreh po luftohet për reformën në drejtësi dhe të gjitha parametrat e tjera për integrimin që vlerësimi të jetë nesër ndër breza, njëlloj si përkujtohet sot sakrifica e dëshmorëve, për një ideal të vetë.

Në takimin e zhvilluar enkas për këtë ditë ishte edhe Prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk Millja, i cili vlerësoi dëshmorët e atdheut.

Në aktivitetin e zhvilluar në Kinema “Millenium” në Shkodër ishin të pranishëm struktura të Partisë Socialiste në Shkodër.

 

Artikulli paraprakPLAGOSJA E BIZNESMENIT, POLICIA IDENTIFIKON AUTORIN
Artikulli tjetërKABLLOT, NUK ZBATOHET URDHËRI I “AKEP”