Lezha solli në kujtese herorin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së tij, u organizua një veprimtari përkujtimore në Memorialin e Skënderbeut, ku morën pjesë autoritete lokale, qytetarë dhe nxënës shkollash. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, historiani Paulin Zefi, theksoi rëndësinë e përkujtimit të kësaj date, pavarësisht pasaktësive të mundshme historike mbi ditelindjen e Skëndërbeut.

Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Eueda Molla thote se nën udheheqjen e Gjergj Kastriotit shqiptarët nuk ishin thjesht një popull në mbrojtje, ata ishin një komb në ngritje.
Veprimtaria për 620-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit, u mbyll me një koncert muziko-letrar kushtuar figurës së heroit tonë kombëtar.

Artikulli paraprakAKSIDENTI ME VDEKJE NË AKSIN SHKODËR- VELIPOJË, POLICIA ARRESTON 43-VJEÇAREN
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË “STAR SPORT”