UDHA E KRYQIT PËRRETH KATEDRALES, BESIMTARËT NË LUTJE E DEVOCION. E premtja e madhe eshte perkujtuar nga besimtaret katolike me Udhen e Shenjte te Kryqit. Ashtu si edhe vite te tjera kjo Udhe Kryqi e fundit dhe qe i paraprin ringjalljes se Jezusit e kremtimeve te Pashkes u realizua ne menyre solemne perreth Katedreles se Shen Shtjefnit.

Gjate 14 ndalesave u perkujtua rrugetimi i Jezusit drejt malit te Kalvarit aty ku sipas doktrines se krishtere besohet se u kryqezua dhe vdiq ne kryq. Qindra besimtare iu bashkuan ketij rrugetimi me devocion e lutje duke perkujtuar mundimet e Jezusit. Lutjet u shoqeruan edhe me deshmi te priftave katolike te cilet u torturuan nga regjimi komunist per arsyen e vetme se nuk mohonin ekzistencen e Zotit dhe vazhdonin te predikonin fjalen e tij por gjithashtu per lidhje te fshehta me Seline e Shenjte ne Vatiken. Secila ndalese e Udhes se Kryqit u shoqerua nga familjet katolike te cilat mbajten kryqin nga njera ndalese ne tjetren duke perkujtuar keshtu jo vetem mundimet e Krishtit por qe ne shembullin e familjes se shenjte te jetojne cdo dite edhe familjet shqiptare, ne dashuri, te bashkuar dhe ne lutje me Zotin.

Artikulli paraprakEGESTA LOPÇI “MIRËNJOHJA E QYTETIT”
Artikulli tjetërDOSJA 2 PRILLI